Irfan Buçi ndihmon 7 jetimët e Haraçinës, fton qytetarët për solidaritet

Zëvendës drejtori i Doganës së Maqedonisë, Irfan Buçi, sot ka vizituar 7 jetimët e Haraçinës dhe me këtë rast, ka ftuar qytetarët për solidaritet me këta jetimë, që të mos iu mungojë asgjë.

Z. Buçi ka dërguar ndihma për ta, por, ai ka theksuar gjendjen e rëndë të tyre se askush nuk ka mundësi nga familja t’ju ndihmojë.

Ja postimi i z. Buçi në fb:

7 jetimët ne Haraçinë
Sot isha ne Komunen e Haraçines per ti vizituar 7 jetimet dhe per tju derguar ushqim.
Unë ju kisha lutur te gjithe banoreve te Haraçines po edhe me gjere , qe kush ka mundesi ketyre femijve tju ndihmojme bre nga pak ekonomikisht sepse me te vertet kane nevoje dhe ska kush ju ndihmon!
Eshte gjyshja e tyre qe kujdeset per keta femije.
Ne jemi te shquar per humanizem andaj pres qe ketyre femijeve mos te ju mungon asgje !