Irfan Buçi: Nuk ka vend për të korruptuarit në Doganë

Zëvendës drejtori i Doganës, Irfan Buçi, ka bërë të ditur se nuk do të ketë vend për doganier që bëjnë hajni dhe vjedhje në Doganë!

“Lufta kundër këtyre që bëjnë dem në shoqëri nuk do të ndalet kurrë… Denoncimi është i domosdoshëm për ta ndaluar këtë dukuri të keqe”, ka potencuar z. Buçi, madje ai ka një lutje, “ju lutem, për çdo lloj keqpërdorimi të detyrës në doganë nga punonjësit doganorë lajmëroni në numrin kujdestar 197 ose në Polici: 192.

Pas një veprimi mirë të organizuar, Departamenti për Përgjegjësinë Profesionale – Departamenti i Hetimeve të Brendshme Drejtorisë doganore në bashkëpunim me SPB Kumanovë, aktin ndaj krimit të raportuar “ryshfet” nga ana e doganierëve në kalimin kufitar Tabanovc, dy zyrtarë doganor janë të privuar nga liria dhe do të ngrihen akuzat kundër tyre.

Më 28.7.2019 në orën 03:00, një palë e dëmtuar është njoftuar për dhënien e ryshfetit nga doganierët e GP Tabanovcit në hyrje të Republikës së Maqedonisë Veriore, pas së cilës ka reaguar menjëherë Departamenti për Krime Ekonomik kërkimi personal i nëpunësve doganor Z.J. nga fshati Otlja dhe TM nga Kumanova dhe gjatë kontrollit të objekteve zyrtare të Drejtorisë Doganore të Tabanovcit, u gjetën 1670 euro dhe 190 franga zvicerane.