Irfan Buçi takon zv. Kryeministrin Grubi: Diskutuam për përfaqësim të drejtë në institucione

Zëvendës drejtori i Doganës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Irfan Buçi, sot ka vizituar zv. Kryeministrin Artan Grubi, për herë të parë, në postin e lartë e me përgjegjësi të tij me ç’rast i ka uruar sukses në mandatin e tij.

Z. Buçi ka cekur se “diskutuam për punët e realizuara në Doganën e RVM, në aspektin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si atë vertikal dhe horizontal, bashkë edhe me punët që na presin para nesh”.

Ja postimi i plotë i z. Buçi:

Vizitë e parë zyrtare te zv. Kryeministri i Parë dhe shoku im Artan Grubi.
Kisha kënaqësinë t’a uroj për detyrën e re me urata për shëndet e suksese të përbashkëta.
Gjithashtu diskutuam për punët e realizuara në Doganën e RVM, në aspektin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si atë vertikal dhe horizontal, bashkë edhe me punët që na presin para nesh.