Ish gruaja e Genc Prelvukajt, dikur modele seksi e sot e mbuluar dhe e udhëzuar në islam (FOTO)

Arta Arifi ishte “Miss Gjilani” dhe më pas një nga modelet më të njohura në vend, shumë e pranishmë në sfilata, videoklipe, reklama, etj.

Arifi, që në moshë fare të re u lidh e më pas u martua me reperin Genc Prelvukaj, me të cilin u nda pasi u bënë prindër të një djali, shkruan “Kosovarja”.

Pas ndarjes me Gencin, pati shumë thashetheme rreth Artes dhe jetës së saj private, por ajo i fundosi të gjitha duke u tërhequr plotësisht nga jeta private. U tha edhe se i ka hyrë fesë e është mbuluar me shami, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe, Arta më nuk mund të gjendet askund, pasi jo nuk ka asnjë profil në rrjete sociale dhe askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me të.