Ish kongresisti Weller viziton Ramiz Lladrovcin

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot kishte një mysafir të veçantë, ishte ky ish kongresisti Jerry Weller, të cilin e ka pritur në shtëpi për drekë.

Z. Lladrovci ka cekur se “gjatë kësaj vizite, ishte rast të flasim për historinë tonë të re, ecurinë e zhvillimit tonë komunal si dhe synimet tona për zhvillim të mëtejmë”.
Po ashtu, ai ka theksuar se “me kënaqësi, pranë bustit të Skënderbeut, t’ia dhuroj, librin për Fehmi e Xhevë Lladrovcin të autorit Bedri Islami, me zotimin se ne kurrë nuk i harrojmë miqtë e ditëve të vështira. Miqësia me Amerikën, është vlerë jona e përhershme

Ja postimi i Z. Lladrovci në rrjetin social:

“Sot, kam qenë i nderuar për të pritur mysafir për drekë në shtëpi, ish kongresistin Jerry Weller, pjesë e Kongresit Amerikan, 1995-2009, me bashkëpunëtorë.

Gjatë kësaj vizite, ishte rast të flasim për historinë tonë të re, ecurinë e zhvillimit tonë komunal si dhe synimet tona për zhvillim të mëtejmë.

Gjatë këtij qëndrimi dhe njohjeje me mikun tonë, theksova se jemi të bekuar me miqësinë amerikane që nga Presidenti Wilson deri në ditët e sotme. Sot, ne, jemi të nderuar me orientimin e fuqishëm të miqve amerikanë, për fuqizimin e shtetësisë së vendit tonë.

Po ashtu, e ceka potencialin tonë për zhvillimin në bujqësi, Qendrën e re të biznesit për kompanitë e interesuara si dhe energjinë e ripërtëritshme. Ne ofrojmë mundësi maksimale për biznesin, në veçanti bizneset e miqve tanë.

Me kënaqësi, pranë bustit të Skënderbeut, ia dhurova librin për Fehmi e Xhevë Lladrovci, të autorit Bedri Islami, me zotimin se ne kurrë nuk i harrojmë miqtë e ditëve të vështira. Miqësia me Amerikën, është vlerë jona e përhershme!”