Ish-pjesëmarrësi i protestës së 10 shkurtit, ia dhuron bluzën e gjakosur kryeministrit Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.Me këtë rast Kurtit iu bë një dhuratë e veçantë, shkruan Indeksonline.Kryeministrit iu dhurua një bluzë e gjakosur nga Naim Ramizi, një nga pjesëmarrësit e protestës së 10 shkurtit.Derisa Kurti e pranoi me kënaqësi këtë simbolikë të protestës, ku mbetën të vrarë Xheladini e Balaj.Ndryshe, kryeministri ka bërë homazhe edhe tek varret e dy ish-aktivistëve të vdekur të VV-së.