Ish-ushtari i dy luftërave të UÇK-së, me lot në sy u kërkon falje nga bashkëluftëtarët: Më falni që ju s’keni bukë, e disa komandantë krijuan pasuri mbi gjakun e juaj

Ish- ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Frashër Oseku në ditën e Pavarësisë së Kosovës, ka kërkuar falje nga shokët e tij e të armës.

Oseku, i cili është edhe invalid i luftës dhe ish luftëtarë i dy luftërave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër okupatorit serbo-sllav dhe asaj në Iliridë respektivisht në Maqedoni kundër maqedonasve, thotë se gjakun e dëshmorëve të kombit të derdhur për betimin që e kanë bërë për një Shqipëri e shkelin ca pseudo politikanë siç i quan ai.Oseku në kërkim faljen e tij thotë se, fëmijët e dëshmorëve dhe ushtarëve të UÇK-së, nuk kanë bukë në varët e disa komandantë kanë bërë pasuri mbi gjakun e tyre.Ndryshe, Oseku është i plagosur rëndë dha ka bërë dhjetëra operacione në kokën e tij në Suedi, pas plagës që ka marrë në luftë.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Me lote ne sy them:Më falni shoke /shoqe t’armes (deshmoret e Kombit) qe gjakun e juaj te derdhur e betimin qe bet per NJE SHQIPERI e shkelin ca pseudo politikane, per hire karrikave e tepihave t’kuq.Me falni qe mbi varret e juaja edhe nje lecke eshte duke ju njollosur.Me falni qe femijet e juaj buke s’kane n’vater e ca komandante pasuri mbi gjakun e juaj kane kriju.Me falni qe azgje ne dore s’kam per t’ju lehtsu dheun qe mbizotron mbi ju.Me falni qe s’muj as t’ju nderojme siq meritoni.M’ka mbet vetem keshtu sot t’ju kerkoj falje e t’ju them secili nga ju qe ju kam njohur per se afer, me gjithe qef vendin kisha nderru.