Ismail Keta së shpejti në një film aksion

Ismail Keta, kampion i botës në Tai e Kik Boks na ka zbuluar disa detaje interesante rreth jetës së tij.

Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale e shpesh herë publikon foto në llogarinëe tij në Instagram.

Kësaj rradhe Johnn Ismail Keta na ka surprizuar, përveç të qenurit i suksesshëm në fushën e sportit me sa duket Keta paska edhe një talent të fshehur, atë të aktrimit.

“Është vetëm një rol filmi. Unë i dua fëmijët dhe njerëzit e mirë”

Është vetëm një rol aktori shprehet Ismail Keta, i cili dëshiron ta theksojë se pavarësisht natyrës së sportit ku i duhet të ndeshet dhe të jetë agresiv, apo rolit të filmit ai në të vërtetë është një natyrë e ndjeshme ndaj kauzave të ndryshme.

“….Aksion.Koha e filmit”

Kjo na lë të kuptojmë se zhanri i filmit në të cilin do të luajë Ismaili do të jetë aksion.

Ismail Keta ashtu si edhe vëllai i tij Gjetan Keta kanë ditur gjithmonë se si t’i bëjnë shqiptarët të ndihen krenarë.Arritjet e tyre dhe titujt botërorë në boks nuk i kanë ndalur t’a shprehin me krenari vendlindjen e tyre.

Me siguri publikimi i filmit do të ketë një sukses për të por edhe për një fakt mjaft interesant.

Ai ka një ngjajshmëri me yllin kinematografik Jason Statham.Këtë gjë e vunë re menjëherë ndjekësit e tij pas publikimit të fotografisë të cilët nuk i kursyen komentet e tyre.