ITSHKSH u bë me shtëpi!

Me kënaqësi të madhe, në prezencën e kryetarit Ali Ahmeti, nënkryetarit Mexhiti dhe Sekretarit organizativ të BDI-së, Artan Grubi, drejtorit të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore Shqiptare, Skender Asani, u dorëzua Vendimi për shfrytëzim të përhershëm të objektit në të cilin vepron ky institucion.

Bëhet fjalë për objektin e njohur si ish-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bulevardin “Ilinden”, në Komunën e Karposhit, ku ITSHKSH-ja është e vendosur që në vitin 2010.

https://www.facebook.com/arberademi.1/photos/pcb.2356426634601013/2356423687934641/?type=3&theater