Ivanaj: LDSH, lëshoi postin e kryetarit të Kuvendit për hir të Malësisë

Të nderuar qytetarë të Malësisë, e nderuara diasporë,

LDSH, Keshilli Komunal i Malësisë, në mbledhjen e mbajtur sot më 18.03.2019, unanimisht vendosi që postin e kryetarit të Kuvendit Komunal t’ia lëshoj UDSH-së. Edhe pse sipas marrveshjes parazgjedhore, të nënshkruar nga tre kryetaret e partive, ky post i takonte LDSH-SË, pasi perfunduan zgjedhjet, u krijuan situata te reja, filluan biseda e thashetheme që nuk kanë lidhje me realitetin, por të cilat kishin një qëllim të caktuar dhe mirë të koordinuar, njollosjen time personale dhe te subjektit të cilit i takoj.
Ata të cilët kishin këtë qëllim, harruan se me kë kanë punë!
Harruan se në KK të LDSH-SË mbi të gjitha e kemi Malësinë!
Harruan se jemi parti që sakrifikoj, edhe po, përsëri do te sakrifikoj kur të vlerësojmë se dikush tjetër mund të dalë nga rruga e drejtë.
Dua tua ve në dijeni, të gjithë “dashamirësve” të LDSH-së, të cilët këto ditë ushtruan presion të paparë, çuan shkuesa e ndan poste, ndikimi juaj ishte barazi me 0⃣ (zero), aq sa edhe vleni ne skalen e burrërisë.
LDSH veproi kështu, vetëm dhe vetëm, për hir të qëllimeve të larta, për hir të diasporës sonë që dha kontribut të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje dhe mbi të gjitha për MALËSIN!!!
UDSH-SË nga zemra dhe sinqerisht i urojm postin e kryetarit te kuvendit, po ashtu, jemi të bindur, se ky koalicion pas kësaj do të jetë më i fortë dhe se do të jetë i zoti që të perballet me sfidat që na presin.

Me respekt,
Ivan Ivanaj