Ivanov për vizitë te familjet e viktimave nga fatkeqësia e autobusit

Presidenti Gjorge Ivanov sot në Gostivar i vizitoi familjet Uzeiri, Tërpevski dhe Ismaili, anëtarët e të cilave ndodhen në mesin e viktimave nga fatkeqësia e djeshme e autobusit në rrugën Shkup – Tetovë, duke iu shprehur ngushëllimet më të thella për humbjen e pësuar, kumtoi Kabineti i Ivanovit.

Paraprakisht në Komunën e Gostivarit presidenti i Maqedonisë mori pjesë dhe foli në mbledhjen komemorative për nder të viktimave.

Tha se dhimbjen duhet ta ndajmë dhe të mendojmë për jetët e të gjallëve dhe si t’u ndihmohet më të afërmëve për t’i tejkaluar këto momente të rënda në jetët tyre.