Izet Mexhiti, ia tregon vendin Tito Petkoskit: Merr mësim nga viti 1999

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, sot iu ka përgjigjur rreptë, z. Tito Petkoskit, nga Partia e Re Socialdemokrate, duke ia cekur vitin 1999, kur ai kishte deklaruar se “nuk kishte nevojë për shqiptarët”, duke potencuar se nëse vet nuk mori mësim, të paktën të kursej të tjerët nga gabimi i njëjtë.

Deputeti Mexhiti ka cekur po ashtu se BDI është akademi politike e cila çdo kërkesë e ka legjitime dhe të argumentuar dhe mbi të gjitha të qëndrueshme.

Ja përgjigja e plotë e z. Mexhiti për z. Petkoski:

Tito Petkovskit
(prononcim për gazetën Koha)
Në zgjedhjet presidenciale në vitin 1999, deklarove se nuk ke nevojë për votat shqiptare, në rrethin e parë kishe diferencë prej 123.000 ndaj të ndjerit Trajkovski, por në rrethin e dytë pas deklaratës tënde, humbe me diferencë prej 60.000 votave nga Boris Trajkovski.

Nëse për veten tënde s’ke marrë mësim nga viti ‘99, të paktën kurse tjerët nga gabimi i njëjtë. Mos i merr më qafë partnerët e tu me gabimet e tua.
BDI është akademi politike e cila çdo kërkesë e ka legjitime dhe të argumentuar dhe mbi të gjitha të qëndrueshme.
Nëse ti ke problem dhe i harron ngjarjet politike, po të rikujtoj se ishe pikërisht ti ai që tradhtove LSDM duke e dërguar në opozitë në vitin 2006 duke mbështetur VMRO-në dhe PDSH-në dhe duket shkelur vullnetin shqiptar dhe duke trasuar rrugën e ngritjes së Gruevskit.