Izet Mexhiti: Ne i dolëm përball diskriminimit, ne do ta çojmë deri në fund këtë çështje!

Pritjet e shqiptarëve në shekullin 21, ishin të mëdha e të lidhura me kapacitetin intelektual e atdhetar, pas luftës çlirimtare, arritjes së marrëveshjeve si dhe stabilizimin e shqiptarëve si faktor shtetformues.

Ky kapacitet, që fillimisht u injorua për qëndrimet e saj, sot, pas fitoreve të njëpasnjëshme, ka vënë në fokus përtej bindjeve politike, kauzën për Kryeministrin shqiptar. Kjo ide, sa e fuqishme, aq e papranueshme nga faktori inferior nacional, sjell rikujtesë, fuqinë e shtetbërjes së shqiptarëve, në kohën kur edhe vetëdija për shtet mungonte.

Andaj sot, lideri i saj Ali Ahmeti, me ekipin për kandidatët për deputetë, besnikët e atdheut, intelektualët më të shquar, ka hartuar platformën ku në pikën e dytë, do ti vihet pikë çështjes së diskriminimit, çështje e cila sillet vërdallë mbi kokat shovene që jetojnë në sistem, duke aplikuar metoda dhe mundësi diskriminimi.

Kandidati i BDI-së, për zonën e parë, Izet Mexhiti, veprimtari dhe luftëtari i shquar për interesat dhe çështjet madhore kombëtare, ka prezantuar pikën e dytë të platformës, me të cilën do të luftohet nëpërmjet mekanizmave juridik, diskriminimi dhe paragjykimi në baza etnike.

Z. Mexhiti, është i njohur për guximin e tij, këmbëngulësinë dhe konsekuencën për të zbatuar interesin nacional. Kjo pikë e platformës, gjen mbështetësin dhe përkrahësin e saj të fuqishëm, duke e mbajtur fjalën, sepse, shqiptarët, nuk do ta lejojnë diskriminimin as paragjykimin mbi baza etnike.

“Ashtu siç dje i dolëm përball me vendosmëri diskriminimit nëpërmjet rezistencës, sot, do ta luftojmë me mjete juridike çdo diskriminim dhe çdo paragjykim mbi baza etnike”, ka cekur z. Mexhiti, duke shtuar se, ky shekull është yni dhe nuk do të lejojmë asnjë nga këto forma arkaike të pabarazisë në shtetin tonë demokratik.

Në rrjetin social, ai ka shkruar: Premtimi i dyte nga Platforma e BDI-së
Prekim çështjet më sensitive. Përmes mekanizmave juridikë, të ndalim diskriminimin dhe paragjykimet në baza etnike!
Investim i yni për 20 vitet e ardhshme!”