Izet Mexhiti në përurimin e sallës së sporteve: Ta gëzojnë nxënësit dhe stafi i kësaj shkolle!

Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, veprimtari e atdhetari i shquar, Izet Mexhiti, me rastin e përurimit të sallës së re sportive, ka përgëzuar nxënësit dhe stafin e shkollës për këtë të arritur.

Simbolika e ditës së sotme, lidhet me Ditën e Alfabetit, apo Kongresin e Manastirit, kur aprovohet alfabeti unik për të gjithë shqiptarët kudo jetojnë.

Z. mexhiti mori pjesë në këtë solemnitet së bashku me liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, deputetë, ministra dhe drejtues të lartë të shqiptarëve, në këtë ditë të shënuar.

Në shkrimi e tij, Z. Mexhiti ka potencuar: Pamje nga lëshimi në përdorim i sallës së re sportive “Alush Hamidi”, në SHF “Kongresi i Manastirit”.
Ta gëzojnë nxënësit dhe stafi i kësaj shkolle!