Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti, sot së bashku me Kryetarin e komunës Saraj, drejtues të dikastereve qeveritare dhe këshilltarin komunal të Sarajit, ka vizituar rrugën e ndërtuar me bekabeton, me sipërfaqe 1.500 metra katror.
Pas këas vizite, z. Mexhiti në rrjetin social ka shkruar: “Realizojmë premtimet e dhëna!”
Ja postimi i z. Mexhiti:
Realizojmë premtimet e dhëna!
Sot së bashku me Kryetarin e Komunës Saraj Blerim Bexheti, deputetin Arben Ziberi, kryetarin e degës Saraj Isni Jakupi, zv. Ministrin për Transport dhe Lidhje Bekim Rexhepi, sekretarin shtetëror Selajdin Beluli dhe këshilltarin komunal Muhamed Elmazi, vizituam rrugën nr.4 e cila është shtruar tërësisht me pllaka bekatoni, me një sipërfaqe prej 1500 m2.
