Ja çfarë thotë Ramiz Lladrovci për Ditmir Bushatin

Ish ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas largimit nga posti i Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, me konsideratën më të lartë. “Përkushtimi Juaj, bashkëpunimi dhe ndihma e pakursyer, për Kosovën dhe çështjen shqiptare, më kanë lënë mbresa të paharrueshme. Sinergjia e tillë, kombit i bën nder”, ka shkruar Ramiz Lladrovci.

Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

“Shkëlqesia Juaj, Z. Bushati, Ministria e Punëve të Jashtme, derisa Ju keni qenë Ministër, gjatë mandatit tim si Ambasador, ka qenë shtëpia ime e dytë, në të gjitha aspektet. Përkushtimi Juaj, bashkëpunimi dhe ndihma e pakursyer, për Kosovën dhe çështjen shqiptare, më kanë lënë mbresa të paharrueshme. Sinergjia e tillë, kombit i bën nder. Me urimet më të sinqerta për sukses në çdo fushë të jetës Tuaj, Ju shpreh konsideratën time më të lartë, Ramiz Lladrovci”