Ja kush do të jetë kandidati i BDI’së për kryeministër shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut me kandidatin për kryeministër, Naser Ziberi, i cili shihet edhe tubimin e BDI’së në Prespë, shkruan Gazeta Express.

BDI tashmë disa javë e ka promovuar idenë për kryeministër shqiptar në Maqedoni të Veriut, duke aluduar se tani janë pjekur kushtet për një gjë të tillë.

Naser Ziberi është me profesion jurist dhe ushtron profesionin e noterit, ndër të parët deputet shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.