Ja kush është bartësi i listës në njësin zgjedhore nr: 4

Sead Zejnel, mjeku – specialist për sëmundje të brendshme  nga Shkupi në rolin e delegatit ndërkombëtar duke e përfaqësuar Asociacionin Botëror të Mjekëve (World Medical Association), na bëri krenar me fjalimin e tij në Asamblenë e 72-të Botërore të Shëndetësisë që u mbajt në Gjenevë

Mjeku Zejnel e prezantoi qëndrimin e Asociacionit Botëror të Mjekëve rreth rezistencës ndaj antibiotikëve dhe masat që duhet të ndërmirren nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kunder këtij rrezikut për sigurinë shëndetësore. Në emër të WMA Zejnel përsëriti apelet e mëparshme për formimin e një planit global dhe implementimi i tij duke marrë parasysh dallimet mes shteteve, dhe potencoi se sa është me rëndësi të investohet në zbulimin e antibiotikëve të rinj aq ështe edhe me rëndësi vetëdijesimi i mjekëve për përshkrimin adekuat të antibiotikëve.

Ndryshe Sead Zejnel është një mjek nga Shkupi i gjeneratës së re me perspekiv të madhe në fushen e pulmologjisë, një profesonist i dalluar që gëzon shumë respekt tek pacientet. Ai ka qene student i dalluar i mjekësise,ndërsa aktualisht punon si specijalist në Spitalin Shteteror të Shkupit në Kliniken e Pulmologjise, dhe njëkohësisht duke sub-specializuar në fushen e Pulmologjisë dhe Alergologjisë. Krah punës me pacientet Zejnel, është I angazhuar edhe në procesin arsimor me studentet e mjekësisë duke punuar për mjekët e ardhshëm, si dhe në dimplomacinë mjekësore, duke qenë një zë për promovimin e shëndetit si ë nivel kombëtar ashtu edhe në nivel ndërkombetar.