Ja kush janë dy kandidatët për kryetar dege në Gostivar?!

Ethet zgjedhore për zgjedhjet në degët e BDI ka përfshirë edhe Gostivarin. Deri tani këtë detyrë e ka ushtruar Nevzat Bejta, që nga formimi i kësaj partie. Por siç paralajmërohet ai do e lëshojë fronin partiak. Burime partiake pë ‘Flaka’ kanë bërë të ditur që në listën e kandidatëve janë dy kuadro, Nexhati Jakupi dhe Bashkim Hasani. Kuvendi i BDI në Gostivar, do të mbahet të shtunën në Pallatin e Kulturës ku i pranishëm do të jetë lideri i BDI, Ali Ahmeti.