Ja sa ka shkuar numri i qytetarëve në vetizolim

Numri i qytetarëve të izoluar në vend si pasojë e virusit korona tashmë ka shkuar në 6349, deri sa po vazhdon të ulet dukshëm lëvizja e qytetarëve në vendkalimet kufitare.

Sipas të dhënave të fundit janë deponuar 74 fletëparaqitjeve sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal(për mosrespektim të masave shtetërore për virusin korona). Policia e shtetit pritet të ashpërsojë masat për ruajtjen e shëndetit publik.