Ja sa raste me Koronavirus ka në Serbi…

Sipas të dhënave më të reja të Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, në këtë vend janë regjistruar 19 raste të sëmurëve nga koronavirusi.Në Serbi deri në orën 20 më 12 mars 2020, në laboratorin kombëtar të Institutit Trolak janë testuar gjithsej 160 persona të cilët i kanë plotësuar kriteret e përcaktimit të rastit. Prej raportit të fundit deri në orën 8 më 12 mars, janë testuar mostrat e 9 personave, prej të cilëve njëri ishte pozitiv ndërsa 8 negativë në koronavirusin e ri”, pretendohet në Ministrinë serbe të Shëndetësisë.

Prej sot në mëngjes janë mbyllur tri kalime kufitare në mes Serbisë dhe Kroacisë, ndërsa kah Bosnja dhe Hercegovina janë mbyllur disa kalime kufitare. Pretendohet se nga ana e Kroacisë trafiku po drejtohet kah kalimet më të mëdha kufitare.

Gjithashtu edhe kufiri në mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në kalimin “Golema Cërcorija” dhe “Ribarci” prej sot janë mbyllur për qarkullim.