Ja sa vota mori shqiptarja e Maqedonisë me Vetvendosjen

​Vlera Gjakova, shqiptarja e parë nga Shkupi që garoi për deputete të Kosovës nën ombrellën e Lëvizjes Vetvendosje.

Shkupjanes ju dha një numër i favorshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë duke u rrënditur e 21-ta në listë, mirëpo sipas numrit të votave të dala pas numërimit. Vlera ka arritur të rënditet në vendin e 89 nga 110 kandidatët e Vetvendosjes, duke grumbulluar vetëm 2627 vota.

Këto vota nuk e ndihmojnë shkupjanen të zë një ulëse në Parlamentin e Kosovës.

Lideri i Vetvendosjes Albin Kurti, ka siguruar mbi 181 mijë vota, duke u pasuar kështu nga Glauk Konjufca me mbi 72 mijë vota.