Janevska, njëra nga viktimat e autobusit të rrokullisur

Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari, është njëra ndër viktimat e aksidentit të djeshëm në autostradës Shkup-Tetovë. Janevska kishte dy-tre ditë që kishte ardhur në Shkup, tek e bija, për tu kujdesur për nipin, derisa vajza e saj ishte në punë.