Jashari: Nëna Shefkije e baca Tush rritën e edukuan me përkushtim e sakrificë djemtë e tyre

Me dhimbje e pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të heroinës, nënës së heroit tonë kombëtar, Fehmi Lladrovci, përkatësisht vjehrrës së Xhevë Lladrovcit dhe nënës së mikut tim Ramiz Lladrovci.

Nëna Shefkije e baca Tush rritën e edukuan me përkushtim e sakrificë djemtë e tyre të cilët i dolën zot atdheut në kohërat më të vështira.

Ajo si shumë nëna tjera shqiptare meriton mirënjohje të përjetshme për kontributin dhe sakrificën dhënë në çlirimin e vendit.

Për të gjitha veprat e saj jetësore lutemi që zoti ta shpërblejë në botën tjetër.

Ngushëllime kryetarit Ramiz Ladrovci dhe familjes së gjerë Lladrovci!

Me dhimbje e pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të heroinës, nënës së heroit tonë kombëtar, Fehmi…

Gepostet von Bekim Hamëz Jashari am Mittwoch, 10. Juni 2020