Jashari: Organizata Islamic Relief ndan 80 pako ushqimore në Komunën e Skënderajt

Sot nismës për t`iu dal në ndihmë familjeve në nevojë në Komunën e Skenderajt, ju bashkua edhe organizata Islamic Relief, me 80 pako ushqimore.

Përveç pakove ushqimore Islamic Relief këtyre familjeve iu ka dhuruar edhe nga 25 kilogram miell.

Falënderoj këtë organizatë për ndihmen dhënë qytetarëve të komunës sonë.

Pakot udhqimore se bashku me produktete e tjera të dhuruara nga donatorët po dërgohen shtëpi për shtëpi nga ekipi i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Qendren për Punë Sociale.

Bashkë do t’ia dalim!, informon në Facebook kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari.