Jehona e Dukagjinit nga Klina u dëgjua në Skenderaj, e do dëgjohet gjithandej me 6 Tetor

Erdhi dita që nga këto vende ku frymoi liria e u bënë ndryshimet e kohës të ngrihet qeveria Kurti.
Drilona Jakaj që kandidon nga komuna e Klinës, shprehi shqetësimin për gratë e papuna dhe punëtorët e sektorit privat, duke shprehë bindjen se Qeveria e re do të rris punësimin dhe do kujdeset për punëtorin. Kurse kandidatja Drita Millaku theksoi se me Lëvizjen do të ketë sistem të informimit shëndetësor e sigurime shëndetësore, punësim e mirëqenie për të gjithë e pa diskriminim.

Kandidati nga Skenderaj, Nezir Bejta pohoi se me Qeverinë Kurti përfundon qeverisja e asfaltit që largoi bujqit nga toka, nxënësit nga shkolla dhe të rinjtë nga vendi. Kandidati Enver Dugolli tha se Drenica nuk ka sakrifikuar që disa të pasurohen. Erdhi dita që Drenica ta thotë fjalën e saj për një shtet ku ka punësim e mundësi të barabarta për të gjithë.

Fitore Pacolli potencoi se pas 6 tetorit nuk do të ketë më emra fëmijësh që thirren nëpër sheshe të Kosovës. Shteti do të përkujdeset për shëndetin e gjithë qytetarëve të vendit. Shteti do përkujdeset t’i nxjerrë familjet nga varfëria ua dhënë  mundësinë e zhvillimit.
10-tshi, siç e thërrasin nëpër tubime, gjenerali Rexhep Selimi tha se pas 6 tetorit qyteti i Mujës dhe Ademit do të frymojnë lirshëm ashtu siç deshën ata. Një kombinim i Drenicës dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! është një kombinim që tremb çdo armik të jashtëm e të brendshëm të këtij vendi. Andaj me 6 tetor, Klina dhe Drenica po ngriten në këmbë me Lëvizjen dhe për Albin Kurtin Kryeministër.
Kandidati Glauk Konjufca u shpreh se kjo nuk është Kosova për të cilën u flijuan dëshmorët duke theksuar që secili politikan që del para popullit për t’i kërkuar diçka duhet ta ketë në mendje e zemër gjakun e atyre që u flijuan për themelet e këtij shteti. Qeverisjes së deritanishme i erdh fundi dhe nga e diela në krye të vendit do të jenë ata që zhvillojnë punësimin e shëndetësinë, drejtësinë e barazinë, e atyre që kujdesen për të rinjtë dhe të moshuarit, e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe e kryeministrit Albin Kurti.