Jep dorëheqje edhe nënkryetari i BESËS – Tetovë, shkaku i koalicionit me LSDM-në

Të nderuar anëtarë, aktivistë, miq e familjarë

Ju njoftoj që nga sot unë Jusuf Abduli nënkryetar i Degës së Tetovës pranë Lëvizjes Besa, ish kryetar i komisionit Komunal Tetovë për organizimin e Kongresit të parë të Lëvizjes Besa, shef shtabi në degën e Tetovës nē Referendumin e Republikës së Maqedonisë, jap dorëheqje të menjëhershme nga pozicioni im partiak, dhe duke filluar prej sot pushojnë të gjitha aktivitetet e mija partiake në këtë subjekt politik.

Arsyeja se pse une dhe shokët e mi u bashkuam në Lëvizjen Besa ishte avancimi shoqëror, ekonomik dhe politik i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Mirëpo kohëve të fundit jemi dëshmitarë të një politike dashakeqe dhe joparimore të cilën e promovojnë individë dhe një klikë e ngushtë nga udhëheqësia e partis duke mbajtur peng elanin dhe bindjet e pastra të aktivistëve dhe besatarëve të vërtetë.

Koalicioni me LSDM-në, vetëm se dëshmon një paftyrësi dhe amoralitet të lartë politik, duke harruar parimet dhe principet mbi të cilat Levizja Besa dikur ndërtonte politikat e veta. Unë nuk dua të jem pjesë e kësaj loje të pistë dhe nuk e kam ndërmend ti shërbej kësaj mendësie të çmendur politike, dhe nuk do të lejoj që të keqpërdoret elani dhe vullneti i rinisë për të sjellë në pushtet individë që nuk munden të shohin përtej endërrave të tyre për xhepa përplot dhe kolltuqe të buta.

Në fund, kërkoj falje prej të gjithëve që më mbështeten deri sot, ma bëni hallall se ndoshta edhe pa qëllim të keq, shumë prej jush kam marrë në qafë.

Me respekt dhe nderime,
Jusuf Abduli
Nënkryetar i Lëvizjes Besa – Dega Tetovë