Jonida Vokshi konfirmon shtatzëninë

Ka tash e sa kohë që përflitet se aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, është shtatzënë.

Megjithëse deri më tani ka preferuar të mos prononcohet rreth kësaj çështje, në mbrëmjen e së premtes ajo e deklaroi publikisht se është në pritje të një fëmije.

Gjatë transmetimit të spektaklit të talenteve “Top Talent”, ku ajo është një nga gjyqtaret e panelit gjykues, Jonida bëri të ditur për publikun se në juri nuk ishin katër persona por pesë, pasi ajo tashmë ishte në pritje të një fëmije.

“Jemi pesë veta në juri. Mua më ka dhënë një lloj ndjeshmërie që dua t’u them të gjithë konkurrentëve PO, pa çka se formati nuk e mban se ka skualifikimet e veta”, ka treguar Jonida përgjatë emisionit.