Junçaj Contractors, shembull i ndërtimtarisë me pasion

Ndërtimtaria është një fushë e ndjeshme, kërkon mund, durim dhe para së gjithash, besim dhe dashuri për punën. Pse?

Puna e ndërtimtarisë, ndërtuesve të shtëpive, pas kryerjes së tyre, verifikohet çdo ditë, shijohet dhe vlerësohet, andaj, vetëm më të duruarit, më të përkushtuarit dhe më këmbëngulësit, kanë sukses. Vepra e tyre, bëhet e prekshme, e jetueshme, e gjallë, si pjesë e pandashme e cilësisë së jetës së qytetarit.

Ndërtuesi, duke respektuar konceptin e arkitektit, shtëpinë e bën të këndshme, të pëlqyeshme, të pranueshme, vend ku e kalojmë jetën.

Të gjitha këto parime, i respektojnë vëllezërit Vinko, Vilson dhe Robert Junçaj. Ndërtimin e kanë tashmë pasion të dëshmuar, nga dhjetëra objekte të ngritura gjithandej Malësisë.

Vëllezërit Junçaj, me ndërtimtari, në Tuz dhe gjithandej, ofrojnë më shumë se objekt banimi apo shtëpi. Ofrojnë siguri, ofrojnë besim dhe cilësi të punës.

Vëllezërit Junçaj, me emrin e kompanisë Juncaj Contractors, tashmë i kanë kaluar edhe kufijtë e Tuzit. Malin e Zi, ata tashmë, me pedanterinë në ndërtim, me njohje të artit të ndërtimtarisë, me përvojë të dëshmuar, kanë punë të cilën nuk mund ta realizojnë.

Ajo që e shquan këtë kompaninë Junçaj Contractors, është shpirti ndërtimtar, ku në secilin metër të ndërtuar të objekteve, derdhin djersën, dijen dhe dashurinë, për të ndërtuar me standarde, për të ndërtuar me plan dhe siguri, për shekuj.

Junçajt, po e ndërtojnë Malësinë. Jo vetëm Malësinë, me cilësi, në konkurrencën e cilësisë amerikane, mund të lavdërohen me më shumë se 10 vjet përvojë, me vlera milion dollarë, në ndërtime të ulëta dhe të larta, të ndërtesave, cilësore dhe me standarde të larta në New York e më gjerë.

Përvoja 10 vjeçare në ndërtimtarinë amerikane, është në avantazh me çdo ndërtimtar, në Malësi dhe më gjerë. Sepse, Junçajt, Vinko, Vilsoni dhe Roberti, ofrojnë shumë, e ofrojnë shpirtin e vet, në ndërtimin për jetë, për shekuj.