Kadri Veseli përgëzon shqiptarët dhe partitë politike shqiptare për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kryetari i Partisë demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut, me rastin e finalizimit të anëtarësimit në NATO, pas votimit në Senatin e Spanjës. Ky anëtarësim, sipas z. Veseli është një ngjarje e rëndësishme historike jo vetëm për fqinjët tanë por edhe për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor.

Z. Veseli ka shprehur përgëzime të veçanta për bashkëkombësit tanë dhe partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilët sipas tij, kanë luajtur një rol vendimtar në këtë arritje.

Ja postimi i z. Veseli në fb:

Urimet më të mira për Maqedoninë e Veriut e cila sapo ka finalizuar procesin e anëtarësimit në NATO pas votimit në senatin spanjoll. Kjo është një ngjarje e rëndësishme historike jo vetëm për fqinjët tanë por edhe për Kosovën e mbarë rajonin sepse forcon stabilitetin dhe sigurinë për gjithë Ballkanin Perëndimor. Përgëzime të veçanta për bashkëkombësit tanë dhe partitë politike shqiptare në këtë shtet, të cilët kanë luajtur një rol vendimtar në këtë arritje. Shpresoj që lajmi i sotshëm i gëzueshëm të pasohet së shpejti edhe me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.