Kamberi: Taravari dy here radhazi bënë shkelje flagrante të procedurës për emërim dhe shkarkim të drejtorëve

Është i patjetërsueshëm fakti që shkollat duhet të funksionojnë sipas ligjeve dhe normave juridike dhe mosrespektimi i tyre sjell probleme dhe sankcione. Çuditërisht këtë nuk e kuptoi Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Thënë më qartë, strukturat komunale dy here radhazi bënë shkelje flagrante të procedurës për emërim dhe shkarkim të drejtorëve.

Tash shtrohet pyetja: A ende nuk e ka të qarte qartë Kryetari i komunës se nuk është despot në komunë dhe drejtorët e shkollave kishin mandate që mund të ju ndërpriteshin vetëm kur konstatohen shkelje dhe keqpërdorime ligjore nga inspektorati shtetëror per arsim ?

Taravari nuk mori leksion nag gabimet i parë dhe tash pësoi për herë të dytë. Që kjo ironi të jetë edhe më e madhe, ai pas rekomandimit që ju bë nga ana e inspektoratit, në disa shkolla të mesme i ktheu drejtorët e shkovalle për nji javë dhe përsëri i shkarkoi.

Pyesim kryetarin: A janë këta shkolla të ndërtuara në frymën e demokracisë që promovohej nëpër shkolla ?

Ky gjest aq i ulët dhe kthimi i drejtorëve për nji javë është tallje direkte me dinjitetin e këtyre personave, prindërve dhe nxënësve, ky gjest theu imazhin e arsimit në komunën e Gostivarit.

Niveli i ulët i vetëdijes dhe etja për një post të ashtuquajtur “drejtor” tejkaloi çdo kufi dhe nuk shifej çmimi i cili ishte shum i lartë. Këto etje të shthurura i paguajtëm me rënjen e cilësisë së procesit edukativo – arsimor, rregullshmërisë së nxënësve, klimë shkollore të shkatëruar deri në fund për shkak të kategorizimeve partiake.

Gjysëmvjetori i dytë filloi me një pasqyrë që asnjëri nga prindët nuk do të donte ta sheh në shkollën ku i mëson fëmiu, procesi mësimor nji javë nuk filloi kurse nxënësit bredhnin rrugëve ose në kafene.

E gjithë kjo gjendje kaotike do të ndikojë për nji kohë të gjatë që punët nëshkolla të vin ne vendin e vet dhe të shpresojmë se këta njerës dhe autoritete të vetëdisohen duke e parë arimimin si një segment të rëndësishëm shoqëror ku edukohen dhe arsimohen gjenerata të reja nga të cilët mvaret e ardhmja e një shoqërie të shëndoshë.

Xhezi Kamberi, mësimdhënës në Gjimnazin e Gostivarit