Kandidati për deputet nga radhët e Bdi-së Bajram Rexhepi:”Fillim të mbarë së bashku, na priftë e mbara”!

Të dashur miq, anëtarë dhe simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Integrim.Sot zyrtarisht fillon fushata parazgjedhore. Ju ftoj që së bashku të shpalosim si gjithmonë programin tonë politik në mënyrë te civilizuar dhe demokratike. Oponentet tonë politik NUK I KEMI ARMIQ, ata janë fqinjët, kushërinjtë, vëllezërit tanë. Duhet të pranojmë të drejten e sejcilit që të mendojë ndryshe, të shprehet dhe të votojë ashtu si të dojë vet. Ne nuk duhet të lejojmë të zhytemi ne llumin e shpifjeve, ofendimeve, dhe denigrimeve të pafundme, sepse me besoni,kjo na bën më shumë dëm se cdo politikë e gabuar. Une si KANDIDAT PER DEPUTET, nuk do t’a lejoj këtë.
Na priftë e mbara.