Kandidati për deputet, pasi nënshkroi konfirmimin, vë lule te Memoriali i Jasharajve në Prekaz

Fillimin e rrugëtimit politik, kandidatët pas aktit solemn për pjesëmarrje në zgjedhje, e nisin në mënyra të ndryshme, por, njëri nga ta, ishte shumë origjinal. Pasi nënshkroi konfirmimin, kandidati i PDK-së, Novitet Nezaj, vuri lule dhe bëri homazhe në Memorialin e Jsharajve në Prekaz dhe vuri lule pranë varrit të komandantit legjendar, Adem jashari. Ja postimi i plotë i z. Nezaj: Sot plotësova dhe nënshkrova konfirmimin për Kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës, për zgjedhjet nacionale të 6 Tetorit. Me këtë rast, duke u kthyer nga Kryeqendra në Has, vendosa lule dhe bëra homazhe në Memorialin e Jasharajve në Prekaz, te varri i Komandantit legjendar, Adem Jashari! E kaluara jonë e lavdishme, na bën rrugën më të qartë për të ardhmen!