Kandidatja për deputete Arta Bilalli – Zendeli realizoi takime me banorët të Çegranit

Kandidatja për deputete në Zgjedhjet Parlamentare të 15 Korrikut, Arta Bilalli – Zendeli ka vijuar takimet derë në derë me banorët e Çegranit, nga dhe vjen. Duke respektuar protokolin për mbrojtje nga CoVid-19, kandidatja Bilalli – Zendeli njoftoi nga afër familjet çegranase për idenë e liderit Ahmeti për të patur Kryeministrin e parë shqiptar si dhe platformën e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI.

Kandidatja Arta Bilalli – Zendeli, po ashtu, bëri thirrje që elektorati shqiptar të fuqizon votën dhe të bëhet i mundur realizimi i idesë për Kryeministrin Shqiptar.

Kandidatët për deputetë nga dega e Gostivarit për Zgjedhjet Parlamentare të 15 Korrikut, vijojnë fushatën parazgjedhore në vendbanime të ndryshme.

Kandidatja për deputete Arta Bilalli – Zendeli realizoi takime me banorët të Çegranit Kandidatja për deputete në…

Gepostet von BDI Dega Gostivar am Donnerstag, 25. Juni 2020