Kasami: Pas dështimit me euro-integrimet, Zaev duhet të pensionohet (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë një konference për shtyp i ka kujtuar kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev se pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në pushtet do të vij një elitë politike e cila do të sigurojë ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj

“Pasi që sot nuk u arrit të plotësohet premtimi për fillimin e negociatave brenda këtij muaji si dhe nuk është dhënë asnjë garanci për datë për hapje të negociatave edhe brenda këtij viti ne inkurajojmë kryeministrin e vendit që të mbajë premtimin e dhënë dhe menjëherë të shpallë të parakohshme parlamentare pas të cilave me siguri do të vij një elitë politike e cila do të sigurojë ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj”