Kasami premton: Terminal doganor në pikën kufitare në Jazhincë, kjo do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, së bashku me kandidatët për deputetë, ka mbajtur konferencë për media në pikën kufitare ”Jazhincë”, njofton Albanews24.

Kryetari Kasami premtoi terminal doganor në pikën kufitare në Jazhincë, me qëllim kompanitë që vijnë nga Pollogu, gjegjësisht që gravitojnë në këtë anë, ta kenë më të lehtë qasjen e kohës. Sipas tij, kjo do të përshpejtonte zhvillimin ekonomik në tregun e Kosovës.MARKETING 420 x 60

Revitalizimi i plotë që e lidh Pollogun me Kosoven ishte një nga premtimet të cilën do ta realizojë koalicioni ”Mundemi” në qeverisjen e ardhshme. Do të ketë edhe investime nga bizneset që veprojnë në këtë pjesë. Investimet në rajonin e Malit Sharr e deri ne Mavrovë do të jenë prioritet i qeverisë LSDM-Besa, ku me ndërtimin e qendrave turistike – oferta e plotë turistike do të jetë mundësi e madhe për të terhequr turistë nga rajoni.

Ky zhvillimi ekonomik, sipas Kasamit, me automatizëm do të hap vende të reja të punës dhe do të ndal egzodin e të rinjve.