Katica nga burgu kërkon rrogë

Ish-prokurorja speciale Katica Janeva e cila ndodhet në paraburgim, si e dyshuar për rastin “Reket” ka kërkuar nga kuvendi apanazhë.

Pagesë një vjeçare e cila funksionarëve u takon pas përfundimit të mandatit.

Këtë e bëri të ditur kruëyetari i Komisionit për Zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski, i cili shtoi se kërkesën Janeva e ka dërguar përmes avokates së saj Irena Frçkovska. KKomisioni sapo filloi seancën ku duhet të zgjidhen udhëheqësit e Entit shtetëror për revizion.