Kejvina Kthella e Xingut pjesë e grupit që bëri atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoj

U mësua se Kejvina Kthella është marrë në pyetje ditën e djeshme, për shkak të atentatit që ndodhi prokurorit Arjan Ndoj, transmeton Gazeta Metro.

Ajo dyshohet të ketë lidhje me nipin e deputetit të PS-së, Redian Rraja, i cili dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj kryeprokurorit të Durrësit.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’, gazetari Spartak Koka tha se vajza e shoëbiz-it e shoqëruar në polici (Kejvina Kthella), është mbajtur 10 orë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një person që mund të ketë informacione për lëvizjet e Rrajës. ‘Vajza e showbizit është shoqëruar mbrëmjen e së martës dhe është mbajtur për 10 orë. Është marrë në pyetje në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për rrethanat e ngjarjes apo për lëvizjet dhe aktivitetin e shtetasit Redjan Rraja përgjatë datës 1 nëntor të vitit 2019’, tha ai.

Ditën e djeshme Kthellës iu është sekuestruar telefoni dhe pritet që nga hetimet të merren vesh informacione të tjera në lidhje me veprimet e 34-vjeçarit Rraja.