Kelmendi: Erdhi dita që Thaçi t’i thotë Albinit “hajde bëhu kryeministër” e ai të thotë “jo valla njëherë”

Gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka ironizuar me ftesën që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar sot kreut të VV-së, Albin Kurti për ta mandatuar për kryeministër.

Në letrën e tij, Thaçi potenconte se është në pritje të përgjigjes së tij, siç kishte premtuar në takimin e tyre konsultativ, por se ende nuk e ka pranuar propozimin e Kurtit, shkruan Reporteri.net.

Kelmendi ka ironizuar me këtë situatë duke thënë se askush nuk do të mendonte se vjen dita që Thaçi ti thotë Kurtit “hajde bëhu kryeministër” dhe ai të përgjigjet “jo valla njëherë”.

“Kujt ia ka marrë mendja që vjen dita Hashimi t’i thotë Albinit “hajde bëhu kryeministër” e Albini të thotë “jo valla njëherë”! Vetëm në Kosovë?! Viti 20-20”, shkruan Kelmendi.