Këngëtari i njohur kritikoi artistët që ndihmat e dhuruara i kanë treguar publikisht

Që nga e dita e marte kur Shqipëria është goditur nga një tërmet, i cili shkaktoi vdekjen e shumë personave dhe la shumë të lënduar vëmendja e të gjithëve kaloi në Shqipëri.

Artistë të shumtë iu kanë dalë në ndihmë të prekurve nga ky tërmeti nga ku edhe publikuan vazhdimisht fotografi nga vizitat e tyre në Shqipëri.

Por, këngëtari i njohur Burak Vehapi ka një mendim për të gjithë artistët që ndihmat e dhuruara i kanë treguar publikisht, sipas tij, po e bëjnë për të promovuar veten, “Fatkeqesite natyrore, ose cfaredoqofshin ato nuk duhet me ju sherby si forme per me e promovu vetveten, biznesin ose cilindo profesion qe sjelle perfitime personale.

Kur po i shoh do tu hi neper vendet ku ka ndodh termeti tu bo vlersime si sazmiolog, e tu e bo nje analize te shkurte, por me kon eksperte te ketyre qeshtjeve. Ju myti ego-ja per me dheze, cdo fatkeqsi e shfrytzoni e boni shkalle per me hyp. Mos u brengosni bre se boll te dhezt jeni (perkunder dijes e talentit qe e keni) per profesionin qe edhe ju njeh populli. Secili prej neve se pari ne familjet tona, ne lagjet tona kemi njerez qe kan nevoje per ndihme, e perkrahje ne forma te ndryshme.

Kah ju erdh e gjithe kjo dijeni, e gjithe kjo fuqi o vlla, a mos ja u krijoj stuata “perfekte” per me ju pa ne media dite e nate? Mos i jepni zor se pom doket gjithcka u tepru”, ka shkruar Buraku në Instagram. Ndihma nga më të ndryshmet për Shqipërinë nga e dita e marte ka dhuruar dhe po vazhdon të dhurojë i gjithë populli kosovar.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e marte, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Deri tani nga ky tërmet të vdekur kanë mbetur 49 persona.