Këshilli i komunës së Zhelinës fillon seancë me 1 minut heshtje, Useini: Ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjarëve të viktimave

Të nderuar kolegë këshilltarë,

Të nderuar nënpunës administrativ dhe ju të pranishëm,

Rasti i mbrëmjes së 13 Shkurtit, aksidenti i autobusit në relacionin Shkup – Tetovë, me numër të madh udhëtarësh, të cilët ishin nisur që të kthehen në shtëpitë e tyre por nuk arritën, tronditi të gjithë qytetarët e Maqedonisë Veriore ku humbën jetën 14 udhëtarë dhe mbi 30 mbetën të lënduar.

Humbje e rëndë, dikush humbi prindin, dikush motrën, dikush vëllaun, shokun apo shoqen, kjo humbje për të gjithë ne është e pakompensueshme.

Në emrin tim personal, këshillit komunal dhe në emër të Komunës së Zhelinës, shprehim ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjarëve të viktimave, të cilët humbën jetën në atë ngjarje të rëndë.

Nga kjo tragjedi, gjithë ne jemi të prekur shpirtërisht dhe bashkërisht ndajmë dhimbjen me familjarët e të ndjerëve.

Lutemi për të lënduarit, shërim të shpejtë.

Gepostet von Liridon Useini am Freitag, 15. Februar 2019