Këshilltarët e BDI në Kumanovë nuk marrin pjesë në seancën solemne , shkak anashkalimi i gjuhës shqipe

Me rastin e manifestimit të 500 vjetorit të qytetit të Kumanovës si dhe 75 vjetorit të LNC-së “11 Nëntori”, grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim dega në Kumanovë të cilët janë edhe participientë në pushtetin lokal atje, kanë shprehur pakënaqësinë për sic thonë neglizhencën dhe mungesën e kontakteve për përgatitjen e programit dhe protokollit për shënimin e ditës osë më saktësisht në seancën solemne që do të mbahet sot, nuk është paraparë paraqitja e gjuhës shqipe për të përshëndetur mysafirët e përkatësisë etnike shqiptare.

Grupi i këshilltarëve të BDI-së shprehë pakënaqësinë maksimale për të cilën sic thonë ata konsiderojmë se shkilet koncepti i “një shoqërie për të gjithë” dhe për këtë do ta shprehim revoltën duke mos marrë pjesë në seancën festive.