Këto janë tre postimet e Ikballe Berishës-Huditit pak orë para arrestimit

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar Ikballe Hadutin, aktiviste e njohur për mbështetjen e rrymës fetare iraniane në Kosovë, e cila ditë më parë pas vrasjes së gjeneralit iranian, kishte reaguar ashpër në rrjetet sociale duke kritikuar Amerikën dhe presidentin Trump.

Por cilët janë statuset e fundit të bëra në rrjetet sociale që ka shkruar ajo, pak orë para arrestimit?

Ajo kishte shkruar disa statuse në Facebook kundër vrasjes së gjeneralit iranian, por kishte shkruar edhe për cenimin e fjalës së lirë që sipas saj bëhet një gjë e tillë, shkruan Reporteri.net.

“Më dhimsen njerëzitë që i njoh, mundohen të bëhen të urtë e te mençur e unë i shoh si të gjorë e të dobët ngase: ” Trishtohen ta thonë atë që ua ndiejn, e zemra i anon nga e drejta por goja nga frika. ”
Por deri diku e kane mirë sepse jetojne në Kosovë ku te cenohet e drejta e mendimit te lire, e ta marrin mendimin e ta bejne pershesh qente e unet te rrugeve per te ngrene buken e gojes duke e ditur se e kane haram”.

“Lubonja: Ka vend për t’u shqetësuar në nivel botëror. Në Itali kishte komentatorë që e krahasonin këtë situatë që po ndodh në Lindjen e Mesme, me luftërat ballkanike, me Luftën e Parë Botërore. Pra, aq tension i japin. Gjykimi im për aktin e Trump është negativ, i papërgjegjshëm, i paekuilibruar”.

“Kështu mendojnë njerëzit e mire te Zotit”.

Kujtojmë se Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje se gjatë bastisjes në shtëpinë e së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si edhe dëshmi të tjera relevante.