Kjo është ministria e ekonomisë… Te gjitha rreth e mbuluar nga #successstories

Ministri Bekteshi: Të rrethuar me stroje suksesi!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka lansuar marrëveshjen e Ministrisë së Ekonomisë me kompaninë Evita Group, kontratë katërvjeçare, me Biznis Ekosistem Projektin (BEP) të USAID dhe të manaxhuar nga Palladium International LLC si fasilitatore (lehtësuese) financiare për ndërmarrjet Mikro, Të Vogla, Të Mesme dhe ato Zejtare.

Sipas marrëveshjes, për këto mund të aplikoni në Ministrinë e Ekonomisë për mundësi të mbështetjes financiare shtetërore nga 150.000 denarë deri në 300.000 denarë. Sipas kontratës, të interesuarit mund të përfitojnë deri në 60% të investimeve të dy viteve të kaluara për rinovimin e objektit, blerjen e makinerive dhe pajisjeve të ndryshme të prodhimit apo softverëve të ndryshëm për manaxhim më të mirë të biznesit.

Për çdo hap të aplikacionit, kompania Evita ofron asistencë falas, ndërsa data e fundit e aplikimit për ndihmë financiare për biznese është 31.05.2019. Menaxher i kompanisë Evita Group, është Valon Kupa.

Në shkrimin e tij, rreth kësaj ngjarje të rëndësishme për ekonominë, në rrjetin social, Ministri Kreshnik Bekteshi, ka shkruar se ai rrethohet nga storjet e suksesit.