KOALICIONI” Malësia na bashkon” DHE PESË LISTA PARTIAKE ZGJEDHORE

Shkruan
Mr. Kristjan Dukaj, politolog

Fushata zgjedhore,për zgjedhjet vendore në komunën e Tuzit, tashmë ka hyrë në fazën finale të sajë, respektivisht në fazën kulmore me mesazhet perfundimtare nga subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje, drejtuar elektoratit. Kuptohet se zgjedhjet, rëndom sjellin diçka të re, në kushtet tona më së shpeshti ndonjë strukturë të re politike. Por, kësaj radhe, nuk ndodhi ashtu pasi elektorati i këtushëm, për herë të parë në nivelin vendor, do të ketë rastin të vitoj për një kolaicion të gjerë nga partitë nacionale shqiptare,”Forumi Shqiptar”, respektivisht lista zgjedhore”Malësia na Bashkon”. Ky është kolaicioni i vetëm parazgjedhor pasi pes listat tjera pjesëmarrëse në zgjedhje përfaqësojnë nga një parti politike. Veçori tjetër e kësa fushate, për dallim prej fushatave të meparshme parazgjedhore, janë premtimet shumë më të matura nga subjeket pjesëmarrëse në zgjedhje. Kjo, sdo mend, është per shkak se në të ardhmen, përgjegjesia per përmbushjen ose jo të premtimeve parazgjedhore, bie mbi pushtetin vendor, ashtu si i takon udhëheqësisë lokale në komunën e plotë, siç është komuna e Tuzit nga muaji shtator i vitit të kaluar. Sidoqoftë, procesi i përgjithshëm zgjedhor dhe mënyra e realizimit të tijê, do të jetë dëshmi e mirë në rrugêtimin e mëtejm në instalimin e institucioneve të duhura që duhet ti ketë një vetëqeverisje e mirëfilltë lokale, me kompetenca të plota.