Kociançiq: BE e përkrah Marrëveshjen e Prespës

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kociançiq, ka konfirmuar se BE e përkrah Marrëveshjen e Prespës dhe se do të reagoj menjëherë as të miratohet ose jo në Kuvendin grek. “Nga afër jemi duke e ndjekur procesin e kësaj marrëveshje shumë të rëndësishme dhe kemi reaguar në mënyrë të vazhdueshme në çdo hap. Presim që menjëherë sa të mbaroj diskutimi në parlamentin grek të ketë reagim në BE”, ka thënë zëdhënësja e KE-së.