Koço Angjushev “përshëndetet” me politikën

Zëvendëskryeministri Koço Angjusev po tërhiqet nga politika, dhe pas zgjedhjeve, pa marrë parasysh rezultatin e tyre, ai do të kthehet në kompanitë e tija dhe Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ku ka ligjeruar. Këtë ai i tha në emisioni “Top Tema” në TV Telma. Një nga arsyet është se qëllimet e tij më fisnike për të ndihmuar shtetin, thotë ai, jo gjithmonë janë pritur mirë nga qytetarët.

“Kur pranova të isha pjesë e qeverisë qëllimet e mia ishin më të sinqertat, me njohuritë që kisha fituar, për të ndihmuar shtetin. Por për atë periudhë, të ardhurat e kompanive të mia u ulën, si dhe fitimet, deri në 50 përqind. Kjo nuk është vetëm për shkak të mungesës së tenderëve, por edhe për shkak të mungesës time. Do ta mbaroj mandatin tim, por meqenëse nuk jam anëtar i asnjë partie, nuk do ta vazhdoj politikën në perspektivë”, tha zv / kryeministri, i cili në këtë pozitë ardhi me propozim të sektorit të biznesit.
FLAKA