Kokalari: Nëse BE nuk është e pranishme në rajon atëherë Turqia, Rusia, Arabia Saudite do të shkojnë atje

Eurodeputetja e Suedisë me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, ka reaguar për çështjen e mos hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në seancën e Parlamentit Evropian.

“I gjithë procesi i zgjerimit ka qenë shumë i dobishëm për të inkurajuar vendet të vijojnë me reformat demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Dhe ne këtë duhet të bëjmë, duhet t’i inkurajojmë këto vende të bëjnë më shumë”, thotë ajo.

Por Kokalari paralajmëron se nëse BE nuk është e pranishme në rajon atëherë Turqia, Rusia, Arabia Saudite do të shkojnë atje. Ne na duhet një Evropë e bashkuar si në Perëndim ashtu edhe në Lindje.

Miratimi i rezolutës, erdhi pas debateve të një dite më parë, kur eurodeputetët, mbështetën zëshëm Tiranën dhe Shkupin dhe kritikuan liderët e BE për vendimet e marra.