Kolegët djegin të gjallë studenten nga Bangladeshi, akuzoi drejtorin e shkollës për përdhunim

Një studente 19 vjeçare nga Bangladeshi, është djegur e gjallë pasi e akuzoi drejtorin e shkollës për përdhunim.

Është Nusrat Jahan Rafi ajo e cila vdiq më 10 prill, katër ditë pasi një turmë njerëzit, pas raportimeve të saj të bëra, e leu me vajguri në çatinë e shkollës së saj në qytetin Femi, Dhaka.

 

 

Në lidhje me këtë rast, Policia në Bangladesh arrestoi 15 persona, shtatë prej të cilëve besohet se ishin të përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

Tragjedia nisi më 27 mars, kur Rafi tha se drejtori i Shkollës Islamike, ku ajo studionte, e thirri në zyrën e tij.

Vajza pretendoi se ai filloi ta prekte dhe të bënte veprime të papërshtatshme me të. Pasi doli nga zyra Rafi shkoi në stacionin e policisë.

Në dëshmi ajo dha detaje të sulmit të pretenduar dhe ngjarja u publikua në mediat lokale.

Akuzat shkaktuan reagim ndaj 19 vjeçares dhe familjes së saj.

Disa nxënës të shkollës organizuan një tubim me mbështetjen e drejtorit.

Nusrat Jahan Rafi u kthye në shkollë më 6 prill për të bërë provimet dhe mori me vete vëllain e saj për mbrojtje, por ai u ndalua të hynte në shkollë, ndërsa Rafi u dërgua në çatinë e ndërtesës.

Ata i kërkuan të hiqte ankesën ndaj drejtorit të shkollës, por kur ajo refuzoi, grupi i të rinjve i hodhën vajguri dhe i vendosën flakën.

Grupi u përpoq ta bënte të dukej si vetëvrasje, por Rafi mbijetoi. 19 vjeçarja përdori telefonin e vëllait të për të regjistruar video në lidhje me sulmin e saj dhe tregoi disa persona përgjegjës.

Nusrat Jahan Rafi pësoi djegie në 80 për qind të trupit të saj gjatë sulmit dhe u nda nga jeta 4 ditë më pas, shkruan Fox News, njofton Klan Kosova.

Në lidhje me rastin e ndodhur, të rinjtë organizuan edhe protestë në të cilat morën pjesë aktiviste ku mbanin dhe fotografitë e 19 vjeçares e cila u dogj e gjallë pas raportimit për abuzim seksual që drejtori i shkollës ku vijonte mësimet kishte bërë ndaj saj.