Kolumnë/ Përballja me Virusin Corona është përballje me vetvehten

Përballja me Corona Virusin është është sprovë përpara të cilës jemi vendosur e të cilën do e sfidojmë vetëm me mençuri, disciplinë, kujdes dhe solidaritet, veti dhe karakteristika këto të pëlqyera nga Krijuesi e që janë pjesë esenciale të parimeve islame.

Shkruan h. Sulejman ef. Rexhepi

Janë interesante qëndrimet tona ndaj pandemisë që e shkaktoi Corona nëpër botë e që patjetër do na sulmojë edhe neve në ditët që kemi përpara. “N’a ka ardhë virus corona” quhet kënga që po bëhet hit në rrjetet sociale e të cilën dy rapsodë, Vëllezërit Lleshi, e kanë plasuar këto ditë si një përgjegje humoristike ndaj situatës që po krijohet nga përhapja e Covid 19. Kjo këngë dëshmon se paniku nuk mbisundon qenien tonë dhe kjo është një gjë shumë pozitive në rastet e katastrofave sikur kjo që po n’a afrohet.
Por, shikuar përtej këngës së dy rapsodëve, nuk ka dyshim që të gjithë ne jemi të detyruar e të obliguar edhe fetarisht, në mënyrë shumë serioze dhe metodike të bëjmë ç’mos për të penguar përhapjen e virusit vdekjeprurës, të mbrojmë vehten, familjet dhe shoqërinë nga pasojat të cilat mund të shkaktojnë kaos e të marrin shumë jetë njerëzish. Italia, një shtet shumë më i pasur e më i pajisur për luftë kundër epidemive, thjeshtë u zhyt në kolaps dhe po paguan shtrenjtë pikërisht, më duket mua, qëndrimin mospërfillës të qytetarëve të vetë. Sëkëndejmi,kolapsi i sajë duhet të jetë mësim për ne që po presim sulmin e CoronaVirusit !
Në këtë shkrim, kuptohet, unë nuk pretendoj të merrem me çështjet profesionale të luftës për parandalimin e kësaj epidemie. Për këto gjëra kemi mjekët, kemi epidemiologët dhe kemi eksperiencat e të tjerëve që u goditën para nesh e disa, si rasti i Kinës, edhe po e frenojnë atë.
Është evidente se emergjenca e krijuar nga coronavirusi po godet fuqishëm në Evropë dhe ne nuk dijmë se çfarë përmasa mund të marrë kjo pandemi. Por,dëshiroj t’ua tërheq vëmendjen njerëzve tanë se gjithnjë e më shumë po paraqiten në opinion e në rrjetet sociale individë që s’kanë kurfarë kualifikimesh dhe as njohuri specifike që me deklaratat e tyre vetëm po shkaktojnë shqetësime shtesë dhe po i dezorientojnë njerëzit.
Pra, çështja e coronavirusit si edhe masat që duhet të ndërmeren, janë në duart e ekspertëve. Ajo që ne duhet t’a dijmë e për ç’ gjë duhet të jemi të vetëdijshëm është se ai nuk mund të ndalet, andaj duhet të ndihmojmë në çdo mënyrë përpjekjet e institucioneve shëndetsore për t’a frenuar dhe njëkohësisht për të ofruar ndihmë e kujdes pacientëve eventual.Udhëzimet që vijnë nga shkencëtarët dhe ekspertët janë orientuesit e vetëm në këtë luftë të cilën njerëzimi do t’a fitojë.Kuptohet, me vullnetin e Allahut të Madhërishëm, me besimin dhe me mbështetjen te Ai.
Sidoqoftë, përballja me Corona Virus – in është përfundimisht një përballje me vetvehten, është sprovë përpara të cilës jemi vendosur e të cilën do e sfidojmë vetëm me mençuri, disciplinë, kujdes dhe solidaritet, veti dhe karakteristika këto të pëlqyera nga Krijuesi që janë pjesë esenciale të parimeve islame. Njerëzimi gjendet përpara një testi të cilit i shtrohen edhe njerëzit, edhe ekonomia kurse parakushti për të mbijetuar këtë shok është bashkëveprimi.
Në përmbyllje, dëshiroj të theksoj se qëndrimet e Islamit nuk dallojnë shumë nga preferimet e shkencëtarëve seriozë që po e luftojnë këtë epidemi, andaj edhe unë, edhe BFI në RMV i përkrahim ato dhe apelojnë që të gjithë njerëzit tanë t’ju përmbahen me përpikmëri masave emergjente që po ndërmeren në vend. Duke i zbatuar ato dhe kursesi tjetër, do të pengohet katastrofa e mundur që po n’a kërcënon.
Sa ju përket gojëkëqinjëve dhe atayre të cilët, të zhytur në mjerimin e vetë, përpiqen t’ia veshin BFI-së kinse paskan haruar parimet e Pejagmberit Muhamed lidhur me situatat e ndera, nuk kam pse i komentoj sepse vijne nga komentues që rastësisht ose me ndonjë qëllim të fshehtë po kyçen në këtë problematikë.“,Mosreagimi” në kohë, si edhe “mosndërmarja e masave” përkatëse për t’i animuar besimtarët muslimanë që po plasohen mediave mendoj se s’ meritojnë përgjegje. Kjo, sepse ekzistojnë komunikatat dhe njohtimet tona zyrtare lidhur me mbrojtjen nga epidemia, ekziston urdhëri im për të pushuar Medreseja dhe FSHI aktivitetet e veta që janë konform udhëzimeve të Ministrisë për Shëndetësi dhe Ministrisë së Arsimit, ekziston urdhëresa për nderprerjen e punës së mejtebeve.
Kur është në pyetje mbyllja e xhamive që ju paskan mbetur peng disa individëve, më duhet të përsëris se ato janë Shtëpi të Zotit dhe nuk janë mbyllur as gjatë luftërave, as gjatë katastrofave të ndryshme, andaj nuk ekziston teolog i sinqertë islam i cili do ua vente dryrin atyre. Janë shpifje dhe janë qëllimkëqia llafet boshe të atyre që edhe në këtë rast emergjence dhe rreziku për popullatën po tentojnë përmes thashethënave të shkaktojnë pakënaqësi eventuale.Merret vesh, besimtarëve tanë ju mbetet e drejta personale a do shkojnë në xhami për të falur namazet apo do i falin ato në shtëpi.Tekefundit, sa për t’i rehatuar ata që brengosen për funksionimin e xhamive në këto kohë epidemie, po i perkujtoj që edhe Kisha Ortodokse Maqedonase ka qëndrime të njejta lidhur me funksionimin e tempujve të vetë në këtë situatë të nderë që po e shkakton Corona.
Dhe, krejt në fund, po them se çdokush, pra çdo shtet, në këtë rasta edhe Shqipëria dhe Kosova, ka të drejtën e vetë të ndërmer veprime të cilat i konsideron të drejta në situata të caktuara. A janë ato në përputhje me regullat islamike, është diçka që duhet elaboruar më gjërësisht